“Ligji antimedia” | Kurti me gojën e tij e lartësonte ligjin që po e kundërshtojnë të gjithë dhe paralajmëronte ‘kontrollin’ e përmbajtjes në media

- in Lajme

“Paraqes para jush si një ligj që do të bëjë reformë në fushën e medias, e që do të trajtojë dhe rregullojë kompetencat e KPM-së, pronësinë e mediave, mbrojtjen e fëmijëve dhe qasjen e personave me aftësi të kufizuara”.

Me fjalë të tilla, si “reformë në fushën e medias”, “mbrojtjen e fëmijëve”, “qasjen e personave me aftësi të kufizuara”, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e paketoi Projektligjin për Komisionin e Pavarir të Mediave kur e kaloi atë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, më 27 dhjetor 2023, shkruan Demokrac.com.

Po në këtë mbledhje, kryeministri Kurti paralajmëronte se me këtë ligj të përgatitur nga Qeveria, qëllimi shte që të mbikëqyrej përmbajtja audio-vizive që ofrohet në mediat online dhe në platformat për shpërndarjen e videove.

“Për më tepër ky projektligj do të përcaktojë politikat e transmetimit dhe të ritransmetimit, mbikqyerjen e përmbajtjes audio-vizive të paraqitura në mediat online dhe në platformat për shpërndarjen e videove, duke vendosur standarde të larta edhe në çështjen e sponsorimit, vendosjes së produktit, reklamimit në televizion, e të komunikimeve komerciale”, deklaronte më tej Kurti.

Ky projektligj antimedia, ka ngritur shqetësimin e shoqërisë civile në Kosovë dhe kanë kërkuar tërheqjen e menjëhershme të këtij ligji.

Kreu i AGK-së, Xhemajl Rexha, kryetari i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës, Imer Mushkolaj dhe juristja e medias, Flutura Kusari, kanë mbajtur më 1 shkurt 2024 një konferencë të jashtëzakonshme për media ku të tre njëzëri kanë shprehur shqetësime të thella lidhur me tendencën e Qeverisë së Kosovës për të kontrolluar mediat online, përmes një projektligji që synon t’i vendos nën kontrollin e Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM) që mbikëqyr televizionet dhe radiot. /Demokracia.com/