Në ambientet e Ligës Unike është mbajtur ceremonia e hedhjes së shortit, ku janë mësuar çiftet çerekfinaliste të këtij kompeticioni.
Skuadrat që do të marrin pjesë nga Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB) janë Teuta, Goga Basket, Vllaznia dhe Tirana, kurse nga Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) do të marrin pjesë Sigal Prishtina, Golden Eagle Ylli, Peja dhe Rahoveci.
Në bazë të shortit të hedhur, në çerekfinale Vllaznia do të përballet me Pejën, ndërsa një ndër çiftet që po konsiderohet derbi është ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit, përcjell KosovaPress.
Në gjysmëfinale do të përballen fituesi i Grupit A me fituesin e Grupit D, dhe fituesi i Grupit B me atë të Grupit C.
Më poshtë mund të gjeni shortin e plotë të përballjeve në kuadër të çerekfinales në Ligën UNIKE.
Grupi A
Vllaznia – Peja
Grupi B
Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli
Grupi C
Goga Basket – Tirana
Grupi D
Rahoveci – Teuta
E martë
16:00 Vllaznia – Peja
19:00 Rahoveci – Teuta
E mërkure
16:00 Goga Basket – Tirana
19:00 Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli
Gjysmëfinalet dhe finalet
13 Prill
16:00 Gjysmëfinalja e parë (Fituesi A dhe D)
19:00 Gjysmëfinalja e dytë (Fituesi B dhe C)
14 Prill
16:00 Ndeshja për vendin e tretë
19:00 Finalja e madhe/KP