Situata në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës ka eskaluar në përplasje fizike, mes deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar e deputetëve të shumicës, raporton Gazeta Sinjali.
E gjithë përleshja fillimisht ka nisur me thirrjet ‘rrenc, rrenc, rrenc’ të deputetes, Ganimete Musliu, gjatë kohës që kryeministri, Albin Kurti, po mbante fjalim në foltoren e Kuvendit.
E më pas ka qenë deputeti, Mërgim Lushtaku, ai i cili shkoi një hap më tej duke derdhur ujë në drejtim të kryeministrit Kurti.
Këtij të fundit i dolën në ndihmë zëvendësi i tij, Besnik Bislimi dhe ministrat Hekuran Murati, Albulena Haxhiu e të tjerë.
Pas dhunës së ushtruar në Kuvendin e Kosovës, shihen deputetët teksa tentojnë ta qetësojnë Mërgim Lushtakun, Rashit Qalajn dhe Blerta Deliun.
Nga akuzat dhe fyerjet deri te rrahja – ministra e deputetë “ngujohen” në Kuvend, pritet Policia from Ekonomia Online on Vimeo.