Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se nga sot lejet e drejtimit të shqiptarëve njihen si dokument zyrtar në Itali.
Rama ka shkruar në Facebook se tani hapi tjetër i domosdoshëm është njohja e pensioneve mes dy vendeve, që me angazhimin serioz të të dy qeverive nuk do të vonojë./KosovaPress