Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, seancë kjo që është vazhdim i pikave të mbetura nga seancat e kaluara.
Në këtë seancë deputeti i LDK=së, Armend Zemaj, ka folur për propozimin e kësaj partie për shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.
Në fjalën e tij, Zemaj ka thënë se ky Bord nuk ka arritur të përmbushë objektivat e parashtruara nga Kuvendi për mbrojtjen e interesit të qytetarëve.
“Ky bord në mënyrë të padrejtë ka bërë shtrenjtimin e energjisë elektrike. Tashmë ka vendime të gjyqësorit që të ndalet pagesa e energjisë elektrike me tarifën e shtrenjtë, ndërsa qytetarët po vazhdojnë të kryejnë këto pagesa të faturave me tarifë të shtrenjtë. Andaj, në këtë krizë ekonomike ne kemi propozuar shkarkimin e këtij bordi që ka rënduar jetën e qytetarëve”, ka thënë Zemaj.