Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kërkuar kohë për ta shpalosur qëndrimin e partisë për ta votuar ose jo Vjosa Osmanin si presidente.
Megjithëkëtë, ai ka thënë se do të jenë konstruktiv dhe synimi i tyre është që të ketë institucione demokratike dhe t’i shmangin zgjedhjet.
Këto qëndrime Abdixhiku i ka thënë pas takimit me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi./KP