Largimi i policëve që hetuan aferat korruptive të qeveritarëve, Hodaj: IPK nuk ka rekomanduar lëvizjen e hetuesve

- in Lajme

Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, po raporton në mbledhjen e Komisionit për Siguri.

Ai është pyetur për largimin e hetuesve që po shqyrtojnë aferat korruptive të qeverisë Kurti.

Hodaj ka thënë se ata nuk kanë dhënë asnjë rekomandim për lëvizjen e hetuesve. Sipas tij, kjo është çështje e brendshme e Policisë.

“Për listën e largimeve apo lëvizjeve në njësi, përveç këtij rasti që sapo e e thashë, ne nuk kemi pasur hetim tjetër ndaj zyrtarëve. Si IPK nuk kemi rekomanduar lëvizje apo transfer të hetuesve, lëvijet e brendshme që bëhen në Polici janë kompetencë e menaxhmentit të Policisë. Nuk kemi pasur rast që të kemi rekoamnduar, apo lëvizje si rezultat i hetimeve tona. Nuk kemi pranuar asnjë ankesë për ndikim apo tendencë për largim. Mund të ketë informacione, por ne si IPK zyrtarisht nuk kemi pranuar asnjë ankesë”, tha Hodaj./Demokracia