Veprimi i Qeverisë së Kosovës për të mospërfshirë Komunën e Skenderajt në Këshillit Shtetëror për organizimi e shënimit të 26-vjetorit të “Epopesë së UÇK-së” është kritikuar nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.
Mbrëmë në emisionin “Pressing”, ai ka thënë se asnjëherë nuk ka ndodhur që në këtë këshill të mos jetë një përfaqësues i Komunës së Skenderajt.
Ai ka thënë se kjo është përgjegjësi e qeverisë dhe askujt tjetër.
Analisti i përhershëm i emisionit “Pressing”, Sadri Ramabaj, ka pyetur se mos kjo ka qenë kërkesë e familjes Jashari.
Por, deputeti Haxhiu, i cili njihet për afërsinë me familjen Jashari, ka mohuar një gjë të tillë.
“Se nuk është kërkesë e familjes po ta heq unë këtë dilemë. Ju e dini se unë publikisht e kam përkrahur Bekim Jasharin si kandidat për kryetar të Komunës. Nuk qëndron kjo fare”, ka thënë Haxhiu./Nacionale