Laporta premton transferimin e yllit të Manchester Cityt

- in Sport

Kandidati për president e dëshiron yllin e Manchester City-t.

Joan Laporta ka pranuar se do të mundohet të transferoj sulmuesin e Manchester City-t Sergio Aguero, kur ai do të zgjidhet si president i Barcelonës të dielën, raporton “Daily Mail”.

Aguero mund të transferohet tek Barcelona gjatë verës, me parametra zero, ku Laporta si duket beson se mund ta bind argjentinasin t’i bashkohet bashkëkombësit të tij Lionel Messi, përcjell KosovaPress.

32 vjeçari momentalisht ka vlerë prej 35 milionë eurosh, por në fund të këtij sezoni do të jetë si lojtar i ri pa kontratë./KosovaPress