LAMTUMIRË VËLLAU IM SIAMEZ, KOMANDANT PLAKU I UÇK-së

- in Lajme

Shkruan Halit Naxhaku

U njohem para me shume se tri dekadash ne nje Shoqate Atdhetare ne rrethana te jashtezakonshme, qe te dy te larguar dhunshem nga dhuna dhe kercenimet e kohes pa kohe, si dhe nga ajo dite nuk u ndale kurre. Pastaj kur mesova me shume, pash, kuptova dhe u binda se ti nuk ishe ndaluar se rendi duke vrapuar e vepruar ne te mire te kombit e Atdheut nje jete te tere, deri ne diten e fundit (vit.84), duke qene cdo here ne balle te ngjarjeve te kohes neper te cilen kalonim ne shekuj si gjenerate e si popull. Kontribuove ne maximum, dhe per kete njerezit qe ishin ne rrjedhat e kohes e dine shume mire dhe cdonjeri ti pranon meritat dhe dhuntite e vecanta qe posedoje dhe e realizoje me suksese,cdo detyre apo synim qe ia ngarkoje vetes apo ta caktonin te tjeret. Cdo here ishe ushtare e komandant i rregullt i urte dhe i diciplinuar,shembell dhe udherrefyes per te tjeret dhe gjeneratat e reja. Guximi dhe trimeria jote ishte dhe mbetet frymezim per brezat dhe gjeneratat e ardhshme. Prandaj kemi qene te privilegjuar dhe me fat qe te kemi njohur,te kemi pasur ne mesin tone dhe qe kemi vepruar nder vite e dekada bashkarishte. Krenohemi me ti dhe per ty. Kombet qe kane njerez si ti nuk do te zhduken kurre, por do ta shkruajne historine e lavdishme dhe do ta ngrejne flamurin e lirise larte e me larte! Prandaj, dosti dhe miku im shume i dashur:
Lajmi i trisht dhe i pikellueshem, me ra sikur rrufeja mu ne mes te dites me diell, me goditi thelle ne zemer, ma shkeputi dhe ma mori nje pjese te saj. Ne fillim nuk desha ta besoja, mbeta i shtangur
Shpejt mblodha vehten dhe e pranova kete lajme kobzi, ngase kishe pasur mundesi, shume here deri me tash te ishe i vrare,e sidomos pas asaj ngjarjes se 7 Marsit te vitit1999, ne shtepine tende,kur u rrethove dhe u sulmove, nga policija famekeqe serbe, ne krye me «komandir Draganin», ku edhe pse i rrethuar, edhe pse ata tani me te bindur se te kane ne dore dhe ti nuk ke me se bashku me familjen tende se ku te shkojshe e ske me asnje shance per te shpetuar gjalle..Serish ti dole fitimtare, duke e vrare Draganin me dy police te tij e duke plagosur edhe nje polic tjeter serb. Ti edhe ne ato rrethana u kacafyte per JETE A VDEKJE, dole mrekullueshem gjalle,se bashku me te gjithe familjen tende e femijet e tu gjalle,mire e shendoshe.,dhe vetem nje here te jesh i vdekur nga natyra e nga zoti,
Po ku ka vend e mundesi, te ti nxjerrim e numerojme te gjitha BEMAT e tua heroike, mbinjerezore,per te gjitha ato ndjekje e perndjekje,mundime e ballafaqsime,te atyre viteve,dekadave,neper kohrat e egra qe kalonim. Duhet shume e shume libra te tere te shkruhen.!
Tash ne moshen tende 84 vjecare, sikur edhe nje mije vite te tjera te jetoje,per ne do te ishin pake,por kur e dime se te gjithe do te vdesim e shkojme nje dite nga kjo bote. Tash ishte pikerishte koha dosti jem i dashur te ndahesh nga ne.
Fundi zbukurone vepren, dhe ti ket funde e meritove me shume se cdo kush tjeter nga ne te gjallet!
Plaku, Plaku i Emshirit, Plaku i maleve, Komandant Plaku i UCK-se, nuk do te jete me ne mesin tone fizikishte,por ai do te kujtohet gjithmone nga ne,sepse e meritonte me veprimtarite, punet , veprat, akcionet, luftrat e shumta qe i beri ne jet. Kete e dime shumica nga ne, e vecanerishte une qe me thoshe e me quaje se jemi si:« vellezer Siameze ».Ashtu thirreshim dhe ishim realishte deri ne funde.
Ti nuk ishe vetem Luftetare i tre Luftrave por i shume luftrave te tjera. Gjate tere jetes ishe ne lufte.
Gjithkunde ishe shembuull dhe i tille do te mbetesh. Preu i qete dhe te qoft i lehte dheu i Kosoves même ! LAVDI!- Halit Naxhaku.me 02.02.2024/Oher MKV/Walenstadt/ CH