Pas vendimit të punëtorëve të Kompanisë Regjionale ‘Pastrimi’ për të hyrë në grevë, kryeqytetin e mbuluan mbeturinat. Vendet adekuate për vendosjen e kontejnerëve, ishin stërmbushur dhe qytetarët filluan që mbeturinat t’i hedhin edhe jashtë shportave, raporton Gazeta Sinjali.
Por ‘Pastrimi’ këtë mbrëmje njofton se ekipet kanë dalë në teren për të vazhduar me grumbullimin dhe largimin e mbeturinave.
“Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi”, Sh.A-Prishtinë, njofton opinionin publik se ekipet kanë dal në teren për të vazhduar me grumbullimin dhe largimin e mbeturinave. Po ashtu njoftojmë qe kryerja e shërbimit të mbeturinave do të vazhdojë sipas planit dhe orarit të rregullt opetativ”, thuhet në njoftim.