Një aksident trafiku ka ndodhur sot afër Spitalit Rajonal në Gjilan, ku i vdekur ka mbetur një këmbësor i moshës 76-vjeçare.
Lajmin e ka konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Ai tha se Policia rreth orës 11:22 ka marrë informacione për një aksident trafiku afër spitalit dhe menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet relevante.
Viktima më pas është dërguar në Qendrën Emergjente të Gjilanit, por përkundër ndihmës së mjekëve, i njëjti ka ndërruar jetë.
Hashani bëri të ditur se njësiti i trafikut rrugor është duke i hetuar shkaqet dhe rrethanat se si ka ndodhur aksidenti.