Policia e Kosovës ka marrë nën kontroll Manastirin në Banjskë, nga ku sot një grup terrorist sulmoi Policinë e Kosovës dhe në afërsi të tij vrau policin Afrim Bunjaku.
Siç ka mësuar jozyrtarisht Demokracia.com, Njësitë Speciale kanë zënë 47 persona aty që aktualisht po trajtohen si të dyshuar.
Demokracia.com merr vesh se në mesin e tyre ka edhe pelegrinë serbë që janë duke u shoqëruar në polici për ekzaminim.
Po ashtu, merret vesh se disa prej terroristëve të armatosur rëndë kanë arritur të ikin nga manastiri dhe ende nuk dihet saktësisht numri i terroristëve të vrarë.
Policia e Kosovës ka konfirmuar deri më tani për tre terroristë të vrarë.
Disa prej të arrestuarve aktualisht janë duke u transportuar në Stacionin e Policisë në Mitrovicë të Jugut. /Demokracia.com/