LAJMI I FUNDIT: Dorëhiqen nga Komisionet Lokale të Zgjedhjeve 4 përfaqësuesit e Listës Serbe

- in Lajme

Janë dorëhiqur nga Komisionet Lokale të Zgjedhjeve 4 përfaqësuesit e Listës Serbe. 

Lajmi është bërë i ditur nga burime të Demokracia.com.

Komisionet Lokale të Zgjedhjeve formohen nga përfaqwsues të partive që kanë ulëse në  Kuvendin e Kosovës.

Dje, Lista Serbe, njoftoi që nuk do të marrin pjesë në votimin e 21 prillit për shkarkimin e kryetarëve aktualë në katër komunat veriore të Kosovës.

Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Elek, dje në një konferencë për media tha se kjo parti është kundër votimit të 21 prillit për largimin e kryetarëve aktualë të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut e Zveçanit.

Ai tha se votimi është “jolegjitim”, pasi sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “bëri gjithçka që ai referendum të mos ketë sukses”.

“Në disa raste, gjatë takimeve me përfaqësues të vendeve të QUINT-it dhe ambasadorë, kemi paralajmëruar se këto të dhëna nuk janë të sakta dhe se nuk e ruajnë gjendjen e vërtetë në terren, sepse në muajt e fundit, më shumë se 15 për qind e njerëzve. nga veriu i Kosovës janë shpërngulur. Fatkeqësisht, nuk kemi gjetur mirëkuptim”, tha Elek, i cili përmendi format tjera të largimit të kryetarëve shqiptarë.

Elek po ashtu tha se nuk ka parë asnjëherë votim me kamera, duke iu referuar vendimit të KQZ’së për vendosjen e kamerave në vendvotime për 21 prill dhe zgjedhje tjera kurdo që mbahen ato.

“Nuk kam parë që të mbahet ndonjë referendum në prani të kamerave. Propozimi është që referendumi të bëhet në shkollat që janë pjesë e sistemit arsimor serb. Shqiptarët duan që të vendosen kamera në çdo klasë dhe korridor, ndaj morën hua një numër të caktuar kamerash nga KQZ-ja në Shqipëri. Me të drejtë populli shtron pyetjen se si do të jenë kamerat në qendrat e votimit, nëse kemi komisione zgjedhore dhe kaq shumë kontroll dhe tani duhen më shumë kamera”, tha Elek./Demokracia