LAJMI FUNDIT: vvdiq pasagjeri i veturës që ra nga lartësia 30 metra në lumë

- in Lajme

Një 70-vjeçar ka vdekur të hënën si pasojë e një vetaksidenti trafiku që rezultoi me fatalitet në rrugën Reqan në Prizren.

Viktima ishte pasagjer në veturën që për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, ka rënë në një thellësi prej 30 metrave në lum.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i ka thënë KOHËS se trupi i pajetë i viktimës i kthehet familjarëve, ndërsa nga ky vetaksident i lënduar ka mbetur drejtuesi i veturës, i cili është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe sipas mjekëve është në gjendje stabile.

Gashi shtoi se të gjitha njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.