Lajmërohet Rizvanolli: Thotë se do ketë sërish reduktime të rrymës

- in Lajme

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka mbajtur një konferencë për media derisa u paralajmërua se Kosova do përballet sërish me reduktime të rrymës, shkruan Gazeta Metro.

Në fund të 2021, Kosova u përball me krizë energjetike ku reduktimet e rrymës ishin të ashpra, por sipas Rizvanollit do vazhdojnë edhe këtë vit.

Në një konferencë për media, Rizvanolli tha se për shkak të situatës së krijuar mund të vie deri te jo-stabiliteti, e që nënkupton reduktime të rrymës.

”Në gjdnejn që e kemi aktualisht, për shkak të situatës së krijuar nga situata e përkohshme mund të vijë deri te jo-stabiliteti, dhe reduktimet në momentin që do ketë nevojë për import. Kjo është diçka për të cilën e kam ngritur si shqetësim operatorët e tregut duke përfshirë këtu edhe operatorin e sistemit të tregut dhe transmisionit të KOST’it që në ditën e parë kur është marrë ky vendim”, tha Rizvanolli.

Kujtojmë se Kosova gjatë krizës energjetike pati shpallur 60 ditë gjendje të jashtëzakonshme, derisa reduktimet zgjasnin mbi dhjetëra orë duke shkaktuar probleme të mëdha për qytetarët e bizneset./gazetametro.net