Lajm i mirë për prishtinasit: Sistemi i ngrohjes do të transformohet përmes energjisë solare

- in Lajme

Komuna e Prishtinës ka nënshkruar bashkëpunimin me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për një projekt shumë të rëndësishëm, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës, Përparim Rama, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë me dije se Prishtina ka përfituar 23.2 milionë euro nga BERZH.

Sipas Ramës, falë këtij projekti, sistemi i ngrohjes në kryeqytet do të transformohet përmes energjisë solare, gjë që do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së ajrit.

“Falë këtij projekti, sistemi i ngrohjes në #kryeqytet do të transformohet përmes energjisë, duke ndikuar kështu dukshëm në përmirësimin e cilësisë së ajrit”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/