Lajm i mirë për Piolin, Hakan Çalhanollu është shëruar nga koronaviurusi.
Këtë lajm e ka konfirmuar vetë fantazisti i kuqezinjve ku ka pohuar negativitetin e tij me virusin.
Me anë të një postimi në rrjetin e tij zyrtar në “Instagram”, ai ka shkruar se ka mposhtur COVID-19 dhe është rikthyer.
Trekuartisti turk nuk luan që më 12 janar në sfidën e Kupës së Italisë ndaj Torinos dhe do të jetë i gatshëm të ndihmojë kuqezinjtë në transfertën ndaj Bolognas. /RTK