Lajm i mirë për gjithë punëtorët në Kosovë

- in Shëndetësi

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, bashkë me anëtarin e Kryesisë Ekzekutive të BSPK-së, Ymer Ymeri, u takuan me Ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, dhe me kabinetin e tij.

Qëllimi i takimit ishte ndërlidhur me kërkesat e BSPK-së të cilat i janë parashtruar Partnerit Social – Qeverisë.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Haliti, njoftoi kryetarin Hykolli dhe Ymeri se Grupi Punues i Ministrisë së Shëndetësisë është duke përgatitur Ligjin për Sigurimin Shëndetësor dhe pritet që gjatë muajt në vijim të dërgohet për miratim.

Ministri i Shëndetësisë ftoi Kryetarin e BSPK-së që të propozojë anëtarët e Grupit Punues nga radhët e BSPK-së për të marrë pjesë në përgatitjen e Ligjit.

Dialogu i sotëm u vlerësua i suksesshëm dhe i duhur nga Partnerët Socialë, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë.