Lajm i keq: Çmimi i naftês vazhdon të rritet

- in Ekonomi

Pushtimi rus i Ukrainës ka sjellë rritje drastike të çmimit të derivateve në Evropë. Rritja është ndjerë shumë edhe në Kosovë, çmimi sot në tregun vendor është 1. 75 cent Dizell, ndërkaq 1.77 cent Benzina.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, thotë për GazetaBlic se rritja e çmimeve ka ardhur si rezultat i lëvizjes së madhe në berzën Ndërkombëtare.

Çmimet sot në tregun kosovar sillen përafërsisht Dizelli 1.75 cent, Benzina 1.77 cent. Sa i përket rritjes së çmimeve dhe se a do të ketë akoma rritje nuk mund të themi asgjë, pasi që ka lëvizje të madhe në berzën Ndërkombëtare”, deklaron ai.

Sipas tij, ani pse çmimet janë shumë të larta krahas gjendjes ekonomike, stabilizim tregu do të ketë pasi të përfundon lufta Rusi-Ukrainë.

“Çmimet janë të larta për gjendjen ekonomike të cilen e kanë qytetarët, por rritja e derivative është duke ndodhur në tërë globin, jo vetëm tek ne. Stabilizim të tregut do të kemi pasi të përfundon lufta Rusi-Ukrainë”, thotë Berjani. /Gazetablic/