Lajm i fundit: Hysni Gucati dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim

- in Lajme

Hysni Gucati dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim

Kreu i OVL të UÇK-së, Hyseni Gucati është shpallur fajtor nga Gjykata Speciale për disa nga pikat e aktakuzës që lidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë, shkeljes së fshehtësisë së procedurës e pengim të personave zyrtar, raporton Gazeta Express.

Kryetari i trupit gjykues shpalli aktgjykimin. Gucati u dënua me 4 vjet e gjysmë burgim, duke llogaritur kohën e paraburgimit dhe një gjobë prej 100 eurosh.