Kombëtarja e Kosovës në basketboll sonte e zhvillon ndeshjen e fundit dhe vendimtare për parakualifikimet për në Kampionatin Botëror 2023, raporton KosovaPress.
Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Sllovakisë zhvillohet sonte me fillim nga ora 19:00, por para nisjes së këtij takimit, Koosva ka marrë një lajm shumë të mirë.
Në fakt, Islanda e ka mundur Luksemburgun me rezultat 86:84 dhe e përfundon grupin me 5 fitore dhe 1 humbje, kurse Luksemburgu me 2 fitore dhe 4 humbje.
Ndeshja e fundit është Kosova-Sllovakia dhe kush fiton nga ky ballafaqim do të kualifikohet tutje/KosovaPress