I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka shkruar për takimin e sotëm që është mbajtur sot në Bruksel mes kryenegociatorët Besnik Bislimi e Petar Petkoviq, ku është diskutuar gjetja e një zgjidhje për formën e dërgimit të mbështetjes financiare për komunitetin serb, brenda rregullores së Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.
“Mirëprita një tjetër takim me dy kryenegociatorët për të gjetur një zgjidhje të përkohshme për personat e prekur nga rregullorja e BQK-së. Ia arritëm t’i përafrojmë disa dallime nga propozimet e palëve. Kam plan që së shpejti ta vazhdojmë diskutimet tona bazuar në idetë e BE-së për kompromis”, ka shkruar ai në idetë e BE-së për kompromis”, ka shkruar ai në ‘X’.