Lajçak ka thënë në Twitter se në takim është diskutuar për deeskalimin e situatës dhe progresin në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Takim shumë i dobishëm me Zëvendës Këshilltarin e Parë të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së John Feiner dhe Drejtoreshën e Lartë për Evropën Amanda Slot për situatën në veri të Kosovës, hapat e nevojshëm për de-përshkallëzimin dhe përparimin në Dialogun e mbështetur nga BE-ja”, tha Lajçak.
Lidhur me takimin me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, Lajçak theksoi se janë shkëmbyer vlerësime për situatën në rajon dhe përpjekjet e përbashkëta.
Ai falënderoi SHBA-në për bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen e fortë.