Lajçak takohet me Viola von Cramon

- in Lajme

Emisari special evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar sot me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola von Cramon.

Ai në një postim në Twitter ka bërë të ditur se në takim kanë biseduar për procesin e dialogut, gjendjen në terren dhe planet për vitin 2021.

Diplomati sllovak përkujton se takimi i sotëm është mbajtur para zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë./KosovaPress