Lajçak shprehet optimist se në takimin e radhës mund të arrihet marrëveshje për dinarin

- in Lajme

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është shprehur optimist se në takimin i cili do të mbahet gjatë kësaj jave me kryenegociatorët Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviq në Bruksel do të arrihet një marrëveshje.

 

“Jam i sigurt se një marrëveshje mund të arrihet, por do të kërkojë fleksibilitet dhe kompromis nga të dyja palët”, ka shkruar emisari Miroslav Lajçak.

Ndryshe të mërkurën Bashkimi Evropian ka ftuar në takim Kosovën dhe Serbinë.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një konferencë për media tha se vazhdimi i bisedimeve do të jetë për gjetjen e zgjidhjes së përkohshme në lidhje me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin./Demokracia