I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak thotë se e dënon sulmin në veri të Kosovës.
Lajçak përmes një shkrimi në “tëitter” shkruan se dhuna e çdo forme është absolutisht e papranueshme.
Ai kërkoi që palët të t’i kthehen dialogut.
“Dënoj fuqishëm sulmin e tmerrshëm kundër policisë së Kosovës mbrëmë. Dhuna e çdo forme është absolutisht e papranueshme. Zemra ime është për viktimat, familjet dhe kolegët e tyre. Autorët duhet të dalin para drejtësisë. Të gjithë duhet t’i kthehen dialogut menjëherë”, shkruan ai./Demokracia