LAJÇAK NË PDK NIS TAKIMIN ME MEMLI KRASNIQIN

- in Lajme

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tashmë ka arritur në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, ku takohet me kryetarin e partisë, Memli Krasniqi. 

 

Lajçak është pritur nga ish-ambasadori i Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj.

Takimi po zhvillohet i mbyllur për media.

Pas takimit me udhëheqësin e PDK-së, Lajçak do të vazhdojë takimin e tij me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.