Përfaqësuesi Special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, po mban konferencë për media pas mbarimit të vizitës tre ditore në Kosovë.
Ai tha se po punojnë për një takim ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq para pushimeve të verës në Bruksel.
Lajçak tha në një konferencë për media se ka pasur diskutime të gjata me Kurtin, ndërsa tha se takimi i radhës i kryenegociatorëve do të zhvillohet në korrik.
“Gjithashtu jemi duke punuar që t’i takojmë të dy udhëheqësit, kryeministrin Kurti dhe presidentit Vuçiq. Do të dëshiroja që kjo të ndodhë para pushimeve verore në Bruksel”, tha ai.
Emisari i BE-së tha se ka një numër të dokumenteve që janë duke u diskutuar.
Pas konferencës Lajçak niset në Beograd ku do të takohet me krerët e shtetit serb.