Lady Gaga ofron 500 mijë dollarë kush i kthen qentë

- in ShowBiz

Këngëtarja amerikane Lady Gaga ofroi 500 mijë dollarë për kthimin e dy bulldogëve francezë pasi iu vodhën në Los Anxheles.

Këngëtarja në një deklaratë theksoi se po i ofron paratë për këdo që ka dy qentë e saj, pa asnjë justifikim.

”Kushdo që i ka qentë, mund të përdorë KojiandGustav@gmail.com që të marrë shpërblimin”, tha ajo.

Shëtitësi i qenve u dërgua në spital, pasi u qëllua të enjten nga një person i armatosur në Hollywood ndërsa po shëtiste qentë.

Policia tha se ai është në gjendje të mirë./KosovaPress