Anemia paraqet mungesë të hekurit që është i rëndësishëm për zhvillimin e rruazave të kuqe të gjakut, si edhe për transmetimin e oksigjenit në organizëm Simptomat shoqëruese kryesisht janë lodhja dhe rraskapitja, por janë të pranishme edhe shtypja e ulët e gjakut si edhe dhembja e kokës.
Nëse dyshoni se trupi juaj ka mungesë hekuri, në radhë të parë, duhet të konsultoheni me një mjek, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, mund të vëreni edhe mungesën e qelizave të kuqe të gjakut nëse e keni lëkurën të zbehtë. Një mënyrë e mirë për të kontrolluar nëse ju mungon hekuri është të shtrini krahët përpara jush me pëllëmbët e kthyera lart dhe të shtrini ose përhapni gishtat.
Nëse rrudhat në pëllëmbën tuaj janë të lehta në krahasim me ngjyrën e lëkurës tuaj, kjo mund të tregojë qarkullim të dobët të shkaktuar nga nivelet e ulëta të hekurit. Këtë e tregon edhe rrënja më e bardhë e thoit dhe ngjyra e zbehtë e vijës së brendshme të qepallës së poshtme.
Anemia mund të konfirmohet vetëm me një analizë gjaku, ndaj nëse vëreni këto simptoma, drejtohuni tek mjeku dhe bëni analizat e gjakut.