Ky shtet regjistron temperatura përvëluese

- in Lajme

Një valë e të nxehtit ka përfshirë veriun e Indisë, me temperatura në deri 49.2 gradë Celsius në kryeqytetin Delhi.

Banorët e Indisë po përballen me valën e pestë të të nxehtit prej muajit mars.

Zyrtarët u kanë kërkuar banorëve që të marrin masa paraprake, pasi temperaturat mund të rriten edhe më shumë.

Ata kanë paralajmëruar se i nxehti mund të shkaktojë probleme shëndetësore për ata që janë më të cenueshëm, përfshirë foshnjat, të moshuarit dhe njerëzit me probleme kronike.

Më herët gjatë këtij muaji, kryeministri indian, Narendra Modi, u ka kërkuar ministrave të bëjnë plane për të zvogëluar ndikimin e të nxehtit të madh, pasi temperaturat janë rritur më shpejt se zakonisht, shkruan REL.