Make up artistët vazhdimisht po përqendrohen tek trendet e reja të bukurisë. Peneli është padyshim një nga “dobësitë” më të mëdha kur vjen puna për ta aplikuar siç duhet. E vetmja gjë e sigurt është që thekson pamjen, korrigjon formën e syve dhe bën që të dukemi më joshëse.
Ka shumë teknika që mund t’i përvetësoni, megjithatë vitet e fundit, “syri mace”, vijat gjeometrike dhe vijëzimi intensiv i syve kanë “vjedhur” zemrën e grave. Këtë sezon do të shikojmë rikthimin e një prej tendencave më të dashura ndër vite./Rtk /DielliNews.info