Ky është talenti Kosovar që pret thirrje nga Kosova U17

- in Sport

Redaksia Korneri një kohë të gjatë po e monitoron një talent të ri kosovar, që meriton më shumë respekt dhe vëmendje.

Fjala është për 17-vjeçarin, Detar Këpuska, i cili është njëri apo ndoshta futbollisti më i mirë i 2 Korrikut, një “joker” i vërtetë i klubit prishtinas, sepse mund të luaj pa asnjë problem në disa pozicione, duke nis nga mesfushori qëndror, pastaj mesfushori anësorë dhe mesfushor sulmues, shkruan Korneri.net

Këmba e majtë e tij është e frikshme, i saktë në pasime dhe asitime, shënon gola dhe mbi të gjitha e lexon jashtëzakoinisht mirë lojën e kundërshtarit, që i jep atij përprarësi të madhe në lojë ndaj çdo ekipi.

I gjatë 1.80, 65 kilogram dhe mjaftë i shpejtë me top dhe pa të, Këpuska më herët ka luajtur te KF Dinamo-Tiranë gjatë ecicioneve 2013-2015, për tu kthyer në vendëlindje për të luajtur për tri vite te KF Gjakova, aty ku e fitoi tri herë rresht Ligën Rajonale.

Më pas u transferua te 2 Korriku ku luan aktualisht, dhe me paraqitjet e tij, sigurisht se shumë shpejt mund të merr thirrjen edhe te ekipi i parë.

Megjithatë, mëkati më i madh është se ai nuk ka pasur ansjëherë ftesë te Kosova U17, kurse redaksia jonë mori vesh sigurtë dhe ekskluzivisht se Shqipëria po e kërkon me ngulm ta ketë afër vetës, andaj që mos të gabojnë zyrtarët e FFK-së më saktësisht trajnerët dhe stafi i U17 siç kanë ndodh në të kaluarën, ta ftojnë djaoshin e talentuar në përfaqësuesen tonë, në mënrë që mos ta humbim më vonë, sepse do t’i bien pishman të gjithë. /Korneri.net