Ky është shoferi i kamionit që vdiq në aksidentin që ndodhi në Gjilan

- in Lajme

Gazeta Sinjali raportoi sot për një aksident në fshatin Pogragjë të komunës së Gjilanit, ku një person humbi jetën tragjikisht në një aksident me kamion duke u përplasur për një muri të një shtëpie.

Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit e ka konfirmuar rastin për Sinjalin, ku tha se ka qenë një aksident me ç’rast drejtuesi i kamionit e ka humbur kontrollin dhe më pas në një distancë të vogël përplaset për murin.

Shoferi i kamionit ishte dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjilanit por nuk kishte arritur t’i mbijetonte plagëve të marra.

Ndërkohë, pronari i firmës së kamionit, Riza Abdyli ka publikuar një postim në Facebook duke shprehur ngushëllime për rastin tragjik që ka ndodhur sot rreth orës 17:00.

“Kemi humbur një punëtor mbi të gjitha një shok dhe familjar”, shkruan ndër të tjera në postim.

“Me dhimbje të thellë, ju njoftoj se sot në firmën tonë kemi pësuar një tragjedi, ku në një aksident me kamion kemi humbur një punëtor, mbi të gjitha një shok dhe familjar, nip të familjes, Agim Dautin. Një mungesë e madhe si për familjen ashtu edhe për kolegët e punës. Në emrin tim dhe të kolegëve të punës, i shprehi ngushëllimet më të thella për këtë humbje të madhe”./Sinjali