Ky është shoferi i autobusit që u arrestua në Obiliq pasi dyshohet për kontrabandim me migrantë

- in Lajme

Një shofer i një autobusi ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës mbrëmjen e kaluar në fshatin Milloshevë të Obiliqit, pasi dyshohet se ka kryer kontrabandim me migrantë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë  se personi që u arrestua është Sami Uka 32-vjeçar.

Sinjali mëson se gjithçka ndodhur kur Policia ndaloi autobusin që drejtonte Uka për një kontroll rutinë, por që brenda tij ka hasur në 57 shtetas të huaj nga Siria, Egjipti, Iraku, Palestina dhe Bangladeshi.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës ku përmes një njoftimi për media bën të ditur që dyshohet se shtetasit e huaj kishin ardhur përmes rrugëve ilegale nga Turqia dhe synim të mbërritjes kishin shtetet e perëndimit.

Siç mëson Sinjali, secili nga shtetasit e huaj ka paguar shuma të majme parash, mbi 1 mijë euro, me qëllim udhëtimi përmes Greqisë, Shqipërisë dhe Kosovës deri në Serbi, për të vazhduar më pas drejt shteteve të Bashkimit Evropian.

Me vendim të prokurorit, Sami Ukës i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet ipafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/