Ky është pronari i shtëpisë që u kap duke luajtur bixhoz me pesë shokë të tij në Skenderaj

- in Lajme

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se mbrëmë pas mesnatës është arrestuar një 32-vjeçar në një fshat të Skenderajt, pasi u zu duke luajtur bixhoz në bodrumin e shtëpisë së tij bashkë me pesë persona tjerë.

Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se i dyshuari është Blerim Shatri dhe se ai u arrestua në fshatin Llaushë.

Sipas Policisë, në bodrumin e shtëpisë së Shatrit, Policia gjeti 294 çipa për lojëra fati, tri palë letra bixhozi dhe një fletore për shënime.

Gjithashtu Policia ka kontrolluar edhe shtatë automjetet që gjendeshin në oborrin e shtëpisë dhe në njërën prej tyre është gjetur një sprej kimik dhe një shufër gome.

Përveç Shatrit, Policia ka arrestuar edhe pronarin e veturës dhe të dy pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt, shkruan Sinjali.

Ndaj Shatrit është iniciuar rasti ”Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” ndërsa ndaj pronarit të automjetit është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/