Polici serb, Danilo Stojanoviq, që dyshohet të jetë pjesë e grupit kriminal poashtu serb të Darko Shariq, është arratisur në Shqipëri.
Deri më tani ai qëndronte në Mal të Zi, teksa përmes pikëkalimit kufitar në Gerçar, afër Gucisë, kaloi në Shqipëri, përcjell Gazeta Nacionale.
Siç shkruan Danas, duke u thirrur në një përgjigje të Drejtorisë së Policisë për portalin RTCG, situata është komplekse, pasi Serbia nuk ka dërguar ndonjë fletëarrest në drejtim të Malit të Zi për policin Stojanoviq.
Darko Shariq është i arrestuar si shef i një grupi kriminal që transporton drogë në Evropë.
Ky i fundit në vitin 2018 ishte dënuar me 15 vite burg, për shkak se kontrabandoi 5.7 tonë kokainë nga Amerika Latine në Evropë.
/Nacionale/