Ky është polici që humbi jetën pasi ra në bunar

- in Lajme

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Gradicë të komunës së Drenasit, ku një zyrtar policor ka humbur jetën pasi ra në një bunar.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se polici që vdiq tragjikisht është Xhemajl Muja.

Sipas burimeve, Muja ishte larguar sot nga shtëpia rreth orës 11:00 dhe nuk është kthyer më.