Ky është parashikimi i motit për fundjavë dhe ditët në vijim

- in Lifestyle

Moti në ditët e fundjavës në Kosovë pritet të jetë stabil, me diell dhe i nxehtë, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas Prishtina Weather, orëve të pasdites mund të ketë edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima, ndërsa nga java e ardhshme parashihet destabilizim i motit.

Temperaturat pësojnë rënie, e do ketë më shumë vranësira me zhvillime të shtrëngatave me shi, që vende-vende sjellin reshje më të shumta, e në vende lokale edhe breshër.

Cilësia e ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira përgjatë fundjave, megjithëse kohë pas kohe, vlerat e çastit të grimcave të materies shënojnë rritje e indeksi kalon edhe në vlera të dobëta.

4.06 – Nxehtë e pjesërisht vranët. Pasdite me mundësi për rrebeshe shiu e bubullima.

5.06 – Kryesisht me diell e nxehtë. Pasdite vende-vende priten edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima..

6.06 – Mot jostabil, kryesisht me vransira, e priten zhvillime të shtrëngatave me shi. Vende-vende reshjet mund të jenë më intensive dhe me breshër.

7.06 – Kryesisht me vransira, e pasdite me kushte për rrebeshe shiu e bubullima.8.06 – Kryesisht me vransira, e nga mesdita priten zhvillime të shtrëngatave me shi.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 13C e 16C, ndërsa maksimalet në fundjavë luhaten ndërmjet 30C e 33C, e deri të mërkurën zbresin në 25C.Era fryn kryesisht nga krahu verior, lehtë dhe mesatarisht 5-12m/s.

Shtypja atmosferike me rënie graduale.

/GazetaSinjali/