Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot stabil dhe kryesisht me diell, por vranësirat mund të jenë prezent përgjatë relievit malor.
Sipas IHMK-së, gjatë ditës së sotme temperaturat do të arrijnë deri në 29 gradë celsius.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s”, njofton IHMK.
Nga dita e premte pritet ndryshim i situatës meteorologjike, me një rënie të ndjeshme të temperaturave edhe deri në 20 gradë Celsius, e priten reshje më të shumta dhe më të vazhdueshme shiu.
