Gazeta Sinjali raportoi pak më herët se një 23-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një vetaksidenti në pamundësi të përshtatjes së shpejtësisë së veturës të cilën po e drejtonte.
I riu që vdiq si pasojë e plagëve të marra është Ervin Makica.
Rastin për vdekjen e tij e ka konfirmuar togeri i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë, shoferi e ka goditur një shtyllë si pasojë ka marrë lëndime të rënda trupore. Pasi është dërguar në spital i riu nuk iu ka bërë ballë plagëve dhe ka ka ndërruar jetë rreth orës 21:00”, tha Bytyqi për Sinjalin.
/Sinjali
