Mbrëmë, në orët e vona të mbrëmjes, ka pasur gjuajtje me armë zjarri në një parking në Podujevë, ku si pasojë është plagosur një person i cili ka marrë të lëndime të rënda.
I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që i plagosuri është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim.
Sinjali mëson se personi që është shpallur në kërkim lidhur me ketë rast është Shaban Rushiti, nga fshati Gllamnik.
Burimet brenda Prokurorisë thonë se deri te përleshja dyshohet se erdhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje që kanë pasur para gjashtë muajsh.
Në momentin që i dyshuari ka drejtuar armën kah viktima, dyshohet t’i ketë thënë se “A e din çka ke ba” dhe më pas e ka qëlluar.
Pas ekzaminimeve të nevojshme që janë bërë në vendin e ngjarjes dhe mbledhjes së informacioneve fillestare, Prokurori u Shtetit ka iniciuar rast dhe kanë nisur hetimet për kapjen e të dyshuarit.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata
/GazetaSinjali/