Ky është i arrestuari për drogë në Fushë Kosovë, u kap me dhjetëra qese e paketime marihuanë

- in Lajme

Një aksion i Policisë kundër veprimtarive kriminale i zhvilluar mbrëmë pak para mesnatës në Fushë Kosovë ka rezultuar me arrestimin e një 31-vjeçari i dyshuar për shitblerje dhe shpërndarje të drogës dhe sekuestrimin e dhjetëra qeseve me narkotikë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se personi që ra në prangat e Policisë pasi u krye bastisje në banesën e tij në rrugën “Hysen Gjakolli” është Besar Mustafaj, i cili tashmë ndodhet në Qendrën e Mbajtjes.

Ai u kap me 36 qese te substancës narkotike, të dyshuar marihuanë dhe 6 paketime te ndryshme te substancave të dyshuara marihuanë, e po ashtu iu gjetën edhe pajisje tjera për përpunimin  e narkotikëve dhe matjen e tyre. Siç mëson Sinjali, zyrtarët policorë kanë sekuestruar edhe disa telefona mobilë, që do të shfrytëzohen si dëshmi në procedurë.

Me t’u përfunduar kontrolli, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit i është caktuar masa e ndalimit policor dhe ndaj tij është rasti në drejtim të veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje e paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge.”

/GazetaSinjali/