Ky është burri nga Malisheva që rrahu brutalisht gruan e tij për orë të tëra, mbrohet në heshtje në Polici

- in Lajme

Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në fshatin Panorc të Malishevës, ku edhe këtë herë viktimë ishte një grua, e cila u sulmua brutalisht nga bashkëshorti i saj. Si rezultat i denoncimit të rastit, Policia arriti që ta arrestojë të dyshuarin.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se i dyshuari që u ndalua për këtë rast është Destan Demaj, 27-vjeçar, ndaj të cilit është caktuar masa e ndalimi policor.

Demaj dyshohet se rrahur pamëshirshëm bashkëshorten e tij për orë të tëra, duke i shkaktuar lëndime në fytyrë e në të gjitha pjesët e trupit si pasojë e goditjeve.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se ende nuk është i njohur motivi i këtij konflikti familjar, por ajo që dihet është se viktima është mjaft e shqetësuar për shkak të dhunës që ka përjetuar.

Ndryshe, i dyshuari nuk ka pranuar të flas për rastin në stacion policor, duke u mbrojtur në heshtje.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.