Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një rast të sulmit ndaj personit zyrtar, ku një polic u kërcënua dje në rrugën ‘Fehmi Agani’ në Prishtinë.
Zyrtari i cili ishte jashtë detyrës zyrtare është kërcënuar dhe ofenduar me fjalë të rënda nga një person i cili po qëndronte i ulur në një kafene.
Sinjali mëson se pas denoncimit të rastit në Polici, njësitet policore kanë arrestuar personin e dyshuar i cili është Veton Kelmendi, 30-vjeçar.
Sipas burimeve Kelmendi i ishte drejtuar policit me fjalët ‘ty kam me ta q* krejt familjen dhe krejt një nga një kam me iu pre’, e më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Burimet e Sinjalit thonë se Kelmendi është emër i njohur për Policinë e Kosovës, pasi që edhe më parë ka pasur raste të hapura ndaj tij.
Veton Kelmendi është shoqëruar në Stacion Policor për intervistim dhe më pas atij i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.
/GazetaSinjali/