Policia e Kosovës ka arrestuar sot rreth orës 06:00 në fshatin Jezerc, një person që ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se personi i arrestuar është Meriton Guta, 18-vjeçar.
Guta ka kryer veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’ dhe kërkohej për të vuajtur dënimin me burgim prej 14 muajsh.
Arrestimin e tij e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes një komunikate për medie, ku bëhet e ditur se Guta është shoqëruar në stacionin e Policisë në Ferizaj.
Sinjali mëson se pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Lipjan.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.