Një vet aksident i rëndë ka ndodhur dje rreth orës 11:25 në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, ku ka humbur jetën një i ri 17-vjeçar, teksa ka pësuar lëndime shoferi që dyshohet se ka shkaktuar vet aksidentin.
Mësohet se personi që humbi jetën në aksident është Albi Morina, varrimi i të cilit është bërë sot.
Ndryshe, rastin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka bërë të ditur se njësitë relevante policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore.
Sot, rreth orës 11:25 në autostradën “Ibrahim Rugova”, në kilometrin e 10-të është raportuar se ka ndodhur një aksident trafiku- vet aksident, ku si pasojë dyshohet se një person ka humbur jetën kurse një person tjetër ka pësuar lëndime trupore. Njësitet relevante policore i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore”, tha Kelani të mërkurën për Sinjalin.