KUVENDI ZGJEDH HAJRIJE MORINËN NË KRYE TË AUTORITETIT RREGULLATOR PËR SHËRBIMET E UJIT

- in Lajme

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur drejtore të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit, Hajrije Morina, e cila ka marrë 56 vota për. Ndërsa, kundërkandidati i saj, Lulzim Rexhepi ka marrë vetëm 18 vota.

Kryetarja e Komisionit votues, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka treguar për rezultatet që kanë marrë secili kandidatë.

Kryeziu: Hajrije Morina i ka marrë votat e mjaftueshme për këtë pozitë

“Në votim kanë marrë pjesë 75 deputetë, i pavlefshëm është një fletvotim, votat e fituara për kandidatët e propozuar për zgjedhjen e drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit janë si në vijim. Hajrije Morina ka fituar 56 vota, ndërsa Lulzim Rexhepi ka fituar 18 vota. Sipas këtij rezultati, z.Hajrije Morina i ka marrë votat e mjaftueshme për këtë pozitë”, tha ajo.

Mandati i saj në këtë pozitë është 5 vjeçar.

/KP