Kuvendi i Kosovës ka shkarkuar anëtarët e Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës. Votimi për shkarkimin e anëtarëve është bërë për secilit anëtarë veç e veç.
Opozita ka kundërshtuar shkarkimin e anëtarëve të Bordit të RTK-së, duke thënë se është një shkarkim politik dhe me qëllim që të kontrollohet bordi i ri që do të emërohet.
Anëtarët e shkarkuar janë kryetar Sali Bashota, anëtarët Agron Gashi, Lirim Geci, Fadil Miftari, Ilir Bytyçi, Bajram Mjeku, Petrit Musolli, Albinot Maloku.